Berlusconi: Milani do të sjellë kampionë të rinj

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Silvio Berlusconi thotë se Milani do të kërkojë të nënshkruajë me lojtarë të cilët janë në fillim të të 20-tave dhe të cilët kanë potencial për t’u bërë kampionë, në vend se të nënshkruajë me emra të moshuar dhe të njohur.

Ekipi nga San Siro u dha lamtumirën yjeve si Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso, Clarence Seedorf, Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva në prag të sezonit 2012/13, dhe Berlusconi është i vendosur të sjellë talente të rinj si zëvendësime yjet e lartpërmendura.

“Ne kërkojmë lojtarë të cilët mund të bëhen kampionë të vërtetë në të ardhmen, lojtarë në kategorinë e moshës 22 deri 23 vjeçe”.
“Ne do nënshkruajmë kryesisht me lojtarë të rinj për të rindërtuar ekipin. Van Basten na ka rekomanduar një lojtar të ri holandez dhe ai pajtohet me vendimin tonë të llogarisim në të rinjtë”, ka thënë Berlusconi për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!