Chelsea publikon bilancin vjetor financiar

dardanmiftari | Saturday, November 10, 2012 | 0 Komente

Chelsea ka bërë të ditur se është në profit vjetor prej 1.75 milionë euro për vitin e kaluar, duke u përmirësuar kështu dukshëm në rrafshin financiar.
 Chelsea është klubi i pestë në Europë me më shumë përfitime. Klubi londinez përfitoi 319 milionë euro vitin e kaluar, duke gjeneruar një profit prej 1.75 milionë euro më shumë se sa një vit më parë.
Po ashtu konfirmohet se Chelsea është përmirësuar dukshëm edhe në transferime, duke përfituar 36 milionë euro nga afati kalimtar.
Bilanci financiar i Chelseat tregon edhe njëherë se klubi londinez është duke u përmirësuar në menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimet që po i bën, pasi profiti i vitit që lamë pas shënon përmirësim për dallim nga humbjet e gjeneruara një vit më parë prej 84 milionë eurosh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...