Çira Bllazheviq: S’po m’han k...çka mendojnë serbët për lirimin e Gotovinës!

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


E përditshmja serbe “Danas” ka publikuar një intervistë më trajnerin e njohur kroat, Çira Bllazheviq. Temë ka qenë lirimi i gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç nga Tribunali i Hagës.

“Vendimi i Gjykatës së Hagës është gjëja më e madhe që iu ka ndodhur kroatëve në historinë e tyre. Më në fund u liruan njerëzit e mëdhenj për shkak të veprave që i kishin mbajtur padrejtësisht mbi supet e tyre. Gotovina është heroj ynë dhe miku im i madh”, ka thënë Çira, i cili në vitet 80-ta ka qenë trajner i Prishtinës.

Në pyetjen se cka mendon shoqëria në Serbi për lirimin e Gotovinës dhe Markaçit, Çira ka thënë: “S’po m’han k... çka mendojnë vendet tjera. Mund të çirreni sa të doni, kjo ju takon vetëm juve. Gjithmonë i ka mbështetur gjeneralët. E dija që ishin të pafajshëm, këtë tash e tregoj edhe drejtësia. Kroacia këtë ditë do ta festoj. Se Gotovina nuk është fajtor dhe është njëri i madh ka treguar kur iu ka bërë thirrje që serbët të kthehen në Kroaci”. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!