El Shaarawy më i mirë se Ibrahimoviç

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Nëse Milani nuk po ecën mirë në kampionat, ajo çka i mban me shpresa dhe optimistë tifozët kuqezinj është Stephan El Shaarawy. Vetëm 20-vjeç por sulmuesi i ri me origjinë egjiptiane po magjeps të gjithë me gola dhe po bën tashmë të harrohet Zlatan Ibrahimovic. 

Askush nuk e besonte që ky lojtar do të shënonte kaq shumë në kaq javë dhe statistikat flasin vetëm për të. Kështu pas 13 javëve, “Faraoni” numëron 10 gola të realizuar, më mirë se edhe Ibrahimoviç që në vitin e parë te Milani realizoi 7 gola ndërsa në të dytin 8 të tillë.

Nuk mbaron me kaq sepse El Shaarawy është më mirë se Ibra edhe në mesataret e golave: Një të tillë në çdo 107 minuta kundrejt 152 minutave për suedezin në 2011 dhe një gol në 108 minuta në sezonin e dytë.

Statistikat flasin qartë me El Shaarawyn që po shënon jashtëzakonisht shumë ndërsa ai që “qan” për golat e tij është kapiteni Ambrosini. Humbi bastin e parë për pushime dimërore falas nëse egjiptiani  realizon 7 gola, tani duhet të hapë sërish portofolin për t’i paguar pushimet në Karaibe dhe te mendosh që El Shaarawy duhet të realizonte 10 gola deri ne fund të sezonit per bastin, ai keto i ka realizuar në 13 javv!.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!