Euro 2020 do të luhet në tërë Evropën
UEFA po studion në mënyrë të detajuar idenë e presidentit Mishel Platini për zhvillimin në të gjithë kontinentin e vjetër Euro 2020-ën. Ky edicion nuk do të ketë vetëm një apo dy vende pritëse, sepse do të jetë special, pasi nëpërmjet tij do të festohet 60-vjetori i këtij eventi.
Si rrjedhojë, po diskutohet mundësia që aktiviteti të zhvillohet në 13 vende të ndryshme, 12 prej tyre do të jenë ato që do të presin ndeshjet e grupeve dhe pastaj të fazës së eliminimit direkt, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në të njëjtin shtet, me shumë mundësi në Turqi. Planin në fjalë e ka zbuluar për revistën gjermane “Bild” anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Teo Zvanziger, i cili ka qenë ish-president i Federatës Gjermane të Futbollit.
“Platini më tregoi këtë plan në një bisedë personale. Por sigurisht që më parë ai duhet të ratifikohet nga Komiteti Ekzekutiv”, - tha Zvanziger. Aktiviteti në të cilin marrin pjesë 24 skuadra, pritet të zhvillohet në Berlin, Madrid, Lisbonë, Romë, Londër, Amsterdam, Moskë, Zagreb, Athinë, Bazel, Paris dhe Bruksel, pa harruar këtu edhe Stambollin, që është vendi më i mundshëm ku do të zhvillohet finalja e madhe.
Ndarja sipas grupeve dhe zhvillimi i tyre do të bëhet në bazë të renditjes në UEFA të përfaqësueseve, që do të thotë se nëse Gjermania arrin të kualifikohet në këtë turne, do të luajë të tre ndeshjet e saj në grup në stadiumin e Berlinit, pra duke i dhënë prioritet skuadrave të forta gjatë këtij aktiviteti.
Kuptohet që skema e idesë së këtij Euro 2020 është mjaft e komplikuar dhe duhet diskutuar në çdo detaj të mundshëm, por Platini i ka caktuar grupit të punës si afat përfundimtar dhjetorin, pasi dëshiron ta hedhë për diskutim që në mbledhjen e Ekzekutivit në janar të viti të ardhshëm. Gjithashtu, një pengesë është fakti nëse Stambolli do të sigurojë Lojërat Olimpike 2020 apo jo, pasi UEFA nuk dëshiron që Turqia të zhvillojë dy aktivitete madhore sportive brenda të njëjtit vit, me frikën se mos nuk përqendrohet plotësisht të njëri prej tyre.

Category: euro 2020