Reagon FSHP “Çdo gjë po bëhet sipas statutit”

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Dy ditë para zgjedhjeve që do të mbahen për gjetur presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes nuk rreshtin polemikat. Dy ditë më parë ishin një grup trajnerësh dhe sportistësh që akuzuan presidentin në ikje, Esat Ademin, se po manipulonte zgjedhjet pasi i kishte dhënë të drejtën e votës klubeve si Dinamo, Sukthi dhe Mjeshtëria Sportive të cilët sipas tyre “nuk kanë asnjë sportist në ekipin kombëtar të peshëngritjes”. 

Nuk ka munguar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigja nga FSHP. Nëpërmjet një komunikate për shtyp Federata e Peshëngritjes bën me dije se neni 15 pika 1 nuk përjashton nga asambleja skuadrat e lart përmendura për arsyen e dhënë. Sipas këtij neni numri i delegatëve përcaktohet si më poshtë: çdo klub sportiv ka një delegat, çdo shoqatë sportive ka një delegat dhe çdo shoqëri ka një delegat. Ndërkohë që në pikën e dytë të po këtij neni cilësohet se çdo delegat ka të drejtën e një vote. 

Kështu është po vetë statuti i Federatës Shqiptare së Peshëngritjes ai që hedh poshtë pretendimet e trajnerëve që akuzuan Ademin për ndërhyrje në zgjedhje me pretendimin se ky i fundit po i jep të drejtën Sukthit, Dinamos dhe Mjeshtërisë Sportive Durrës të votojë edhe pse këto nuk kanë sportist në ekipin kombëtar. Kusht ky që nuk lexohet në asnjë nen të statutit të kësaj federate.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!