Evra: Dështim, nëse nuk fitoj asgjë me Francën

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Mbrojtësi i Francës, Patrice Evra, thotë se do të ishte dështim nëse ai nuk do të fitonte ndonjë trofe me ekipin e tij kombëtar.
“Pas Kupës Botërore 2010, Italia përmirësoi lojën dhe rezultatet e tyre, por Franca kaloi edhe më keq. Tash unë dua të fitoj me ekipin kombëtar, do të ishte dështim nëse nuk fitoj”.
“Me Blanc, unë e humba pozitën e lojtarit të rregullt, tash me Deschamps gjërat janë më mirë. Ai më ka thënë, ‘Vetëm nëse luan mirë do të jesh lojtar i rregullt’”, ka thënë Evra për Gazzetta Dello Sport.
Franca sonte do të përballet me Italinë në një miqësore që do të zhvillohet në stadiumin e Parmës, Ennio Tardini. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!