Gerrard i emocionuar në prag të paraqitjes së 100të

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Steven Gerrard ka pohuar se ai është pak nervoz në prag të paraqitjes së tij të 100-të me fanellën e Anglisë, në miqësoren e sotme kundër Suedisë.
“Jam i ngazëllyer, jam pak nervoz, që nuk kam qenë nervoz një kohë me fanellën e Anglisë, ndoshta sepse ka më shumë vëmendje në mua për këtë jubile. Është ngazëlluese dhe mezi pres ta filloj ndeshjen”.
“Do të përpiqem të jem forcë shtytëse, të përpiqem dhe t’i bëj gjërat të funksionojnë në fushë, të jap asistime, të shënoj gola dhe të përpiqem të jem shembull që të tjerët duhet të ndjekin”.
“Rrugëtimi im me Anglinë ka qenë plot ngritje dhe rënie, mbase ngjashëm si shumë lojtarë të tjerë anglezë, por mendoj se ka edhe disa kapituj të tjera për t’u shkruar”.
“Nuk mendoj sikur jam në fund. Vërtet jam i lumtur këtu për momentin dhe vërtet i kënaqur me formën time në fanellën angleze. Sigurisht mezi pres të ndihmoj ekipin të kualifikohet në Kupën Botërore”, ka thënë 32-vjeçari. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!