Lavezzi: De Rossi i mirëpritur te PSG-ja

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Sulmuesi Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, i ka bërë thirrje Daniele De Rossit të mendojë për kalim te skuadra franceze.
De Rossi është përmendur si një transferim i mundshëm për Manchester Cityn muajve të fundit, por Lavezzi është i bindur se skuadra parisiene do të ishte një destinacion më i përshtatshëm për mesfushorin italian.
“Me lojtarët si De Rossi, është e qartë se një klub i madh dhe me ambiciet e Paris Saint-Germain do të ishte edhe më ambicioz”, ka thënë Lavezzi për Sky Sport 24. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!