Falcao kërkon fitore ndaj Realit

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Radamel Falcao thotë se Atletico Madridi nuk do të shkojë në Santiago Bernabeu për të nxjerrë barazim në derbin e së shtunës përballë Real Madridit.

“Lojtarët gjithmonë dalin në fushë me synimin për të fituar. Kurrë nuk do të kënaqesha me një barazim që më parë. Mund të jem i kënaqur me një pikë në varësi se si shkon ndeshja, por ne gjithmonë synojmë fitore sapo të dalim atje”.
“Ne nuk mendojmë nëse një barazim do të ishte rezultat i mirë. Ne gjithmonë duam të fitojmë dhe përballemi me sfidat që na dalim përpara. Është një dëshirë e veçantë të fitosh dhe të mposhtësh rivalët”, ka thënë Falcao për AS.

Falcao ka qenë në një formë të shkëlqyeshme për Atleticon këtë sezon duke shënuar 11 gola në 12 paraqitje në La Liga. Atletico aktualisht pozicionohet i dyti në tabelë, tre pikë më pak se Barcelona dhe tetë më shumë se Real Madridi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!