Federata fajëson klubin dhe policinë për dhunën në Gjilan

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente


Prishtinë, 13 nëntor – Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, fajëson klubin gjilanas Drita dhe Policinë e Kosovës për dhunën që ndodhi të dielën në Gjilan, pas ndeshjes së futbollit Drita – Kosova e Vushtrrisë.
Skenat ku shihen autobusët e thyer të tifozëve vushtrrias, por edhe të dhënat për të lënduar, të arrestuar e të shtëna armësh, i quan “tragjedi për futbollin e Kosovës”.
Salihu ngul këmbë se papërgjegjshmëria e klubeve po e çon futbollin në rrugë të gabuar. Ai tregon se para fillimit të stinorit ua shpërndau klubeve një manual se si duhet organizuar një ndeshje dhe si duhet parandaluar huliganizmi në tribuna, por thotë se zyrtarët e klubeve qesheshin me të për këtë iniciativë.(koha)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...