Prandelli le të hapur derën për De Rossin

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Cesare Prandelli e ka siguruar Daniele De Rossin se karriera e tij me kombëtaren mbetet e hapur, pavarësisht se ai e la jashtë së fundi për shkak të problemeve disiplinore.
Mesfushori u dërgua jashtë loje në derbin e vikendit kundër Lazios, pasi goditi Stefano Maurin dhe, edhe pse Prandelli qëndron prapa vendimit të tij për ta lënë atë jashtë skuadre për miqësoren e nesërme ndaj Francës, ai ende e respekton mesfushorin si individ.
“Nuk kam dyshime për De Rossin si person. Herë pas here ndodhin gjëra të cilat prekin nervat, dhe ai e di se ky incident nuk duhej të ndodhte”.
“Ne duhet të mbajmë mend se De Rossi është një fans i Romës, përveç që është lojtar i klubit. Ai i ndjen ndeshjet si askush tjetër, por ai shkoi shumë larg kësaj here”.
“Daniele i ka kërkuar falje Maurit dhe mendoj se ky është një gjest i mirë. Nuk kam folur me të personalisht, por do ta bëj këtë në orët në vazhdim”, ka thënë Prandelli. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...