FIBA kërkon të shtohen edhe katër ekipe në Olimpiadë

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


New York, 14 nëntor – Federata Botërore e Basketbollit (FIBA) do të kërkojë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të futur edhe katër ekipe të reja në Olimpiadën e vitit 2016, si dhe disiplina e re në Olimpiadë të jetë edhe basketbolli “tre me tre”.
Sipas rregullave aktuale, 12 ekipet në Olimpiadë ndahen në dy grupe me nga gjashtë ekipe. FIBA është e angazhuar që turneu të ketë 16 ekipe të ndarë në katër grupe me nga katër ekipe.
Mbetet të shihet nëse kësaj radhe do të pranohet kjo kërkesë e FIBA-së, pasi që IOC edhe në vitet e mëparshme ka refuzuar kategorikisht këto lloj kërkesash të organizatës më të madhe në botë të basketbollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!