Gomez: Bayerni duhet ta fitojë Bundesligën

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Sulmuesi i Bayernit, Mario Gomez, ka thënë se ekipi i tij duhet ta fitojë Bundesligën me çdo kusht, pasi bavarezët kanë dështuar ta fitojnë atë dy herë radhazi.

“Gjëja kryesore është ta vazhdojmë serinë tonë të fitoreve deri në Krishtlindje. Ne nuk kemi fituar asgjë që dy vite kështu që duhet ta fitojmë ligën dhe jemi në rrugë të mirë për ta bërë këtë”.

“Ne ishim në rrugë të mirë edhe vitin e kaluar, por në fund dështuam. Kjo nuk guxon të ndodhë përsëri”, ka thënë Gomez për mediat gjermane./

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!