Ibra këshillon Gerrardin, ja përgjigja e tij

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |


Ylli suedez Zlatan Ibrahimovic ka gjetur fjalë të mira për Stiven Gerrardin duke e quajtur si një legjëndë të Anglisë, për të cilin ka edhe një këshillë.
”Ai është një lojtar fantastik. Në fushë ai jep 200% nga vetja. Edhe kur është i lënduar ai luan në nivelet më të larta. Më ngjason në një lojtar ndërkombëtar më pak në një lojtar anglel. Shpresoj që ai të luaj jashtë Anglisë në një skuadër të madhe” deklaroi Ibrahimovic.
Por me të dëgjuar këto fjalë, ka reaguar kapiteni i albionëve.
”Faleminderit për mendimet e tij. Unë jam kapiten i njëres nga skuadrat më të mëdha në botë, e cila ka fituar 5 herë Ligën e Kampionëve. E pëlqej Zlatanin por nuk i marrë parasysh këshillat e tij” deklaroi Gerrard./indeksonine/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!