Song mungon ndaj Shqipërisë

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Mesfushori i Barcelonës, Alex Song, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Kamerunit për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë, raporton Balkanweb.
Song nuk ka udhëtuar fare për në Gjenevë të Zvicrës. Federata e Futbollit e Kamerunit mori një faks nga Barcelona në ditën e fundit për një dëmtim të futbollistit në ndeshjen me Mallorcan, por sipas mediave ky dëmtim është i trilluar, meqë mesfushori nuk ka dashur të përplasej me yllin më të madh të Kamerunit, Samuel Eto’o.
Shtypi raporton se kapiteni i Kamerunit, Eto’o, është ai që nuk e ka dashur Songun në ekip për shkak të një konflikti të disa javëve më parë, kur Song deklaroi se është më i miri, andaj Barça e ka transferuar.
“Unë jam në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, kurse Song nuk është as në mesin e më të mirëve te Kameruni”, iu përgjigj Eto’o, Songut në një intervistë televizive.
Për sulmuesin e Anzhit, që është futbollisti më i paguar në botë, ndeshja kundër Shqipërisë do të jetë e dyta për Kamerunin pas pezullimit prej tetë muajsh, si rrjedhojë e organizimit të një bojkoti të futbollistëve për bonuset e vonuara./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!