Platini: Juve mund të befasojë në LK

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, beson se Juventusi mund të jetë befasia e Ligës së Kampionëve dhe është optimist se ish-skuadra e tij do ta kalojë fazën e grupeve.
Kampionët e Serie A aktualisht qëndrojnë të tretët në Grupin E me gjashtë pikë nga katër ndeshje, duke ndjekur dy liderët Shakhtar Donetsk dhe Chelsea me një pikë.
“Më pëlqen Serie A. Ka shumë futboll të mirë. Juventusi është një skuadër spektakolare për t’u shikuar. Ata më kanë impreisonuar me stilin e tyre të lojës”.
“Juventusi është favorit për ta fituar Scudetton dhe ata mund të jenë befasia e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Platini për Corriere dello Sport. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!