NBA: Spurs fitojnë ngushtë ndaj Lakers

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Danny Green ka shënuar një trepikësh me nëntë sekonda të mbetura për të ndihmuar San Antonio Spurs të fitojë me rezultat 84-82 ndaj Los Angeles Lakers.
Kobe Bryant, i cili i bëri ballë ndeshjes së dominuar në mbrojtje duke shënuar 28 pikë dhe tetë asistime, u mbulua nga mbrojtja e Spurs në çastet e fundit të takimit, ndërsa Pau Gasol nuk ishte i saktë në tentimin e fundit të ndeshjes për tre pikë.
Fitorja ishte e treta radhazi për Spurs dhe e shtata këtë sezon krahas një disfate, ndërsa Lakers, të cilët janë pa trajner kryesor, shijuan edhe humbjen e pestë radhazi dhe të parën pas dy fitoreve që nga shkarkimi i trajnerit Mike Brown.
Te Spurs më të dalluar ishin Tony Parker me 19 pikë dhe Tim Duncan me 18 pikë dhe nëntë kërcime. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!