Ivanovic: Të përmirësohemi në mbrojtje

dardanmiftari | Wednesday, November 07, 2012 | 0 Komente

Branislav Ivanovic e pranon se Chelsea duhet të përmirësohen në mbrojtje që ta shpëtojë ëndrrën për Ligën e Kampionëve.
Blutë e Londrës ende nuk e kanë siguruar plasmanin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe nëse nuk përmirësohen ata nuk do të mund ta realizojnë ëndrrën e tyre për ta mbrojtur titullin.

“Nëse dëshirojmë të jemi të suksesshëm, ne duhet të jemi të fortë në mbrojtje. Kjo është pjesa e lojës që duhet ta përmirësojmë”.

“Jam i sigurt se mund të krijojmë mundësi kundër çdo ekipi, dhe të shënojmë gola. Pyetja është për mbrojtjen tonë, sepse këtu ne duhet të punojmë më tepër”.

“E rëndësishme është që të jemi solid dhe kompakt, veçanërisht në fazën e grupeve. Nëse e bëjmë këtë, do të jemi të suksesshëm sepse sigurisht se ne do të krijojmë mundësi shënimi”, ka thënë Ivanovic për mediat angleze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...