Lucescu: Do luajmë për fitore

dardanmiftari | Wednesday, November 07, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu, e di shumë mirë se çfarë i duhet atij për ta mposhtur Chelsean në shtëpi.
Rumuni ishte trajneri i fundit që e fitoi një ndeshje të fazës se grupeve në Ligën e Kampionëve në Stamford Bridge, kur ekipi i tij, Besiktasi, e mposhti Chelsean me rezultat 0-2, në vitin 2003. Dhe ai e fitoi edhe ndeshjen e fundit mes dy ekipeve, kur Shaktari fitoi 2-1 dy javë në parë.
“Claudio Ranieri ishte atëkohë trajneri i Chelsea-it dhe ata kishin shumë lojtarë të mirë por ne erdhëm për fitore dhe ia arritëm”.
“Nuk ishte vetëm Besiktasi, me të cilin kam pasur sukses kundër ekipeve angleze. Galatasaray e mundi Liverpoolin dhe Shakhtar e ka mundur Tottenhamin, Fulhamin, Arsenalin dhe Chelsean”.
“Lojtarët e mi e dinë shumë mirë që çdo ekip në Ligën e Kampionëve mund të mposhtet, gjithashtu edhe Chelsea në shtëpi”.
“Në ligë ju mund të bëni gabime dhe mund t’i përmirësoni ato, kurse në Ligën e Kampionëve çdo humbje është shumë më e rëndësishme”, ka thënë Lucescu para ndeshjes me Chelsean.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...