Juventusi shkatërrues

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Me rezultat 6-1, Juventusi e ka mposhtur Pescaran në udhëtim, për të reaguar më së miri pas disfatës që ia shkaktoi Interi në Torino.
Ishte minuta e nëntë kur Arturo Vidal e filloi serinë e golave pas asistimit të Sebastian Giovincos.
Fabio Quagliarella e dyfishoi epërsinë pasi pranoi një pasim të Mauricio Islas (22’).
Vendasit e ngushtuan rezultatin me anë të Emmanuel Casciones (25’), por ky rezultoi goli i nderit për ta.
Në vazhdim i erdhi radha Kwadwo Asamoah (30’), pastaj edhe Sebastian Giovincos, i cili shënoi pas asistimit të Quagliarellas (38’).
Pa përfunduar pjesa e parë (45’), Fabio Quagliarella shënoi edhe një herë. Asistimi ishte i Vidal.
Në gjysmën e dytë u shënua vetëm një gol, me ç’rast 29-vjeçari Quagliarella e kompletoi het-trikun e tij me një gol akrobatik (53’).
Juventusi distancohet katër pikë nga Interi që të dielën luan si mysafir i Atalantas. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...