United bën rikthim sensacional (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, November 10, 2012 | 0 Komente

Manchester United ka regjistruar fitore mbresëlënëse kundër Aston Villas edhe pse u gjet në disavantazh të dyfishtë. Takimi i zhvilluar në Villa Park përfundoi me rezultat 2-3.

Skuadra mysafire pati posedimin më të madh të topit në pjesën e parë, mirëpo ekipi vendas ishte më i rrezikshëm dhe arriti të shënojë.
Andreas Weimann e filloi dhe e mbaroi një kundërsulm të vendasve. Ai e pranoi një top nga Benteke dhe shënoi në fund të gjysmës së parë (45’+1).
Pesë minuta brenda pjesës së dytë, i njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë (50’). Gabriel Agbonlahor ishte asistues.
Përkundër disavantazhit, Djajtë e Kuq nuk u dorëzuan. Një pasim të bukur të Paul Scholes, e shfrytëzoi Javier 'Chicharito' Hernandez për t’i kthyer mysafirët në lojë (58’).
Presioni i United u kurorëzua edhe me golin e dytë dhe të barazimit. Ishte një autogol i Ron Vlaar (63’). Në vazhdim mysafirët e kërkuan më shumë fitoren, ndërkohë që De Gea ia mohoi Weimannit het-trikun.
Angazhimi i Djajve në fund të ndeshjes u shpagua. Pas një gjuajtje të lirë të Robin van Persiet, Chicharito e shënoi golin e fitores (87’).
Manchester United vazhdon kryesimin në Ligën Premier dhe tash ka katër pikë më shumë se Chelsea që të dielën zhvillon derbin ndaj Liverpoolit. 

Shikoni golat duke klikuar këtu

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...