Liverpooli e blen Jefren Suarezin!!

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Dy gazeta portugeze sot e kanë zyrtarizuar lajmin se Sporting Lisbon ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për shitjen apo huazimin e yllit të tyre, Jefren Suarez.
Ish talenti i Barcelonës thuhet se do ti bashkohet Liverpoolit në janar, por se nuk dihet nëse do të shitet apo huazohet. Brendan Rodgers thuhet se e ka në listën e parë të dëshirave talentin e Sportingut, ndërsa gazetat portugeze theksojnë se marrëveshja ka përfunduar me sukses.
Jefren Suarez u bë i njohur te Barcelona si talenti më i madh i akademisë “La Masia” ndërsa shënonte gola edhe në skuadrën e parë kur i jipej rasti, një nga ta ishte edhe në El Clasico ndaj Real Madridit./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!