Llorente e Drogba, bashkë te Juventus?

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Juventusi vazhdon kërkimet për një sulmues. Objektivi kryesor për bardhezinjtë është Fernando Llorente, ndërkohë që shfaqet edhe emri i DidierDrogba. Klubi torinez e ka arritur marrëveshjen me Athletic Bilbao për blerjen e sulmuesit spanjoll në sezonin e ardhshëm. Llorente largohet nga klubi bask me parametra zero dhe Juventusi e ka bërë gati një kontratë 4-vjecare për 27-vjeçari me 5 milionë euro në sezon.

Përsa përket Drogba, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shprehur dëshirën për largimin nga Shangai Shenhua edhe pse ka një kontratë 2-vjecare me klubin kinez. mësohet se Drogba është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e klubit për shkak të mosrespektimit prej tyre të kësaj marrëveshje e cila parashikon një pagë prej 1 milionë eurosh në muaj për afrikanin. 

Kjo gjë ka bërë që Drogba të mendohet mirë për këtë çështje dhe të marrë parasysh idenë për zgjidhjen e kontratës me Shangain. Kjo situatë duket se po ndiqet me interes nga Juventusi që edhe në muajt e kaluar shfaqi dëshirën për të sjellë në Torino sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. /albeu.com/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!