Stramaccioni: Fama nuk është asgjë në Inter

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Tekniku i ri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka deklaruar se fama nuk është asgjë në ekipin e tij. Ai ka shfaqur edhe respektin për Javier Zanettin dhe marrëdhëniet e mira që ka me Cassanon.

“Stramala” siç e quajnë tifozët interistë, i ka kthyer Nerazzurrët në luftën për titull me taktikat e tij të veçanta.
“Dëshira ime ka qenë gjithmonë që t’ua ndërroj rolet lojtarëve, besoj se kjo është pika ime e suksesit gjatë një ndeshjeje. Unë studioj gjithmonë, gjatë gjithë kohës, këtë u them edhe lojtarëve të mi që të studiojnë”.

“Fama nuk është për asnjë gjë, për shembull tek Interi më i famshmi është Javier Zanetti, por ai vjen gjithmonë i pari në stërvitje dhe ikën gjithmonë i fundit, kur ne ikim, ai është akoma duke vrapuar. Ai luan akoma një ndeshje sikur të jetë e para dhe e fundit për të, këto dy aspekte mendoj se janë sekreti i suksesit të tij që vazhdon të luaj akoma në këto nivele”.

“Me Cassanon flasim të njëjtën gjuhë, flasim gjuhën e rrugës, prandaj dhe merremi vesh shumë mirë me njëri tjetrin”, ka thënë 36 vjeçari./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!