Lucio: Nuk jam i lumtur te Juventusi

Edw | Thursday, November 29, 2012 |

Mbrojtësi brazilian, Lucio, është i frustruar me mos aktivizimin e tij te kampioni i Italisë, Juventusi.
“Unë nuk jam i lumtur për momentin sepse nuk po luaj shumë në Juventus”.

“Një kthim i mundshëm në Bundesliga, është një opsion për mua. Në Gjermani gjithçka është e organizuar shumë mirë. Liga po forcohet dhe atje po luajnë futboll të mirë”.

“Wolfsburgu është një ekip me plane të mëdha për të ardhmen. Klubi udhëhiqet shumë mirë. Ata përfundimisht janë një opsion për mua”, është shprehur Lucio për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!