Manchester City tërhiqet nga gara për Falcaon

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |


Takim mes përfaqësuesve të Atletico Madrid dhe Manchester City, ku në fokus ka qënë ashtu si pritej Radamel Falcao, por që rezultati duket i papritur: Kampionët e Anglisë nuk do të tentojnë të marrin lojtarin kolumbian.

Prej fundit të sezonit të kaluar, për sulmuesin flitet për një lëvizje që do ta largojë nga Calderon, me klube si Manchester City, Chelsea apo Real Madrid si destinacione të mundshme.

“Sunday Mirror” raporton se në takim ishte menaxheri i përgjithsëm i Atleticos, Gil Marin, agjenti i lojtarit Mendes dhe drejtori sportiv i City, Begiristain. Sipas gazetës britanike, Manchester City vendosi të tërhiqet nga gara për Falcaon, pasi e ka të tejmbushur me lojtarë repartin e sulmit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!