Mancini: Suarez? Jo, faleminderit

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Tekniku i Manchester Cityt, Roberto Mancini, i ka hedhur poshtë spekulimet se dëshiron ta blejë në janar Luis Suarezin.
 “Që dy javë ju flisni për Pep Guardiolën, për mua, për Balotellin, ndërsa tani Suarez?”
“Ne kemi një ekip shumë të mirë dhe nuk kemi nevojë të blejmë lojtarë të rinj në janar. Ne nuk mund ta blejmë Suarezin apo ndonjë lojtar tjetër sepse aktualisht kemi katër sulmues dhe Suarez luan për Liverpoolin”, ka thënë strategu italian për The Sun./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!