Elez Gjoza, Presidenti i ri i Peshëngritjes
Peshëngritja Shqiptare ka zgjedhur presidentin e saj të ri. Në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës së Peshëngritjes në postin drejtues u zgjodh Elez Gjoza. Gjoza mori 6 vota më tepër se kandidati tjetër Theodhori Masllavica. Presidenti i ri i Peshëngritjes, zëvendëson në detyrë pas 12 vitesh Esat Ademin. Gjoza përballet me objektivin e vështirë për të pastruar shtangën nga dopingu që tronditi vitin e fundit këtë sport, ndërsa premton medalje në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2014.
Category: Peshëngritje