Robben lëndohet përsëri
Përfaqësuesi i Holandës, Arjen Robben, ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë.
Ende nuk dihet saktë se sa do të mungojë Robbeni, por trajneri i tij shpreson se ai do të kthehet javën e ardhshme kundër Hannoverit. Holandezi deri tani ka bërë vetëm pesë paraqitje në Bundesliga, kjo për arsye të lëndimeve të tij të vazhdueshme.
“Robben do të mungojë në ndeshjen kundër Nurnbergut dhe kundër Valencias në Ligën e Kampionëve”, citohet të ketë thënë trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/
Category: Futboll