Marotta: Juventusit i mungon Conte

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Giuseppe Marotta thotë se mungesa e trajnerit kryesor Antonio Conte është duke ndikuar në paraqitjet e Juventusit në fushë.
“Conte është një prej trajnerëve më të mirë në botë. Ne vërtet e ndjejmë mungesën e tij dhe sezoni jonë është më i vështirë si rezultat i kësaj. Ne kemi humbur vetëm një herë pa të, por vetëm sepse stafi i tij është më i miri dhe lojtarët janë profesionistë”.
“Conte është një trajner i ri, ai ka kaluar 48 ndeshje pa disfatë, fitoi ligën, Superkupën dhe arriti në finale të Kupës së Italisë”.
“Ai është si një luan në kafaz për momentin, ai nuk mund të tregojë intelektin e tij të futbollit gjatë 90 minutave. Ai vuan. Ai ishte i zemëruar pas ndeshjes së të shtunës, por i vendosur”, ka thënë Marotta.
Conte do të mund të kthehet në fushë më 9 dhjetor për ndeshjen e Juventusit ndaj Palermos, pasi të plotësojë suspendimin prej katër muajsh për shkak të rolit të tij në skandalin Scommessopoli. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...