Santos kërkon falje

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Andre Santos theu heshtjen e tij mbrëmë duke iu kërkuar falje tifozëve të Arsenalit që ka këmbyer fanellat me Van Persien.
 Mbrojtësi i majtë brazilian u kritikua ashpër nga tifozët dhe trajneri i klubit për veprimin që bëri të shtunën kur përfundoi pjesa e parë, në ndeshjen e humbur ndaj Manchester United.
“Dëshiroj t’i kërkojë falje të gjithë tifozëve të cilët i kam bërë të ndihen keq”.
“A kam menduar unë se do të shkaktoj kaq shumë trazirë? Natyrisht se jo, përndryshe do t’i kisha thënë Van Persie-it që t’i ndërrojmë fanellat diku larg prej syrit të publikut”, ka thënë 29 vjeçari. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...