Messi lë pas Pelen, shënjestron Muellerin

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Superylli argjentinas, Lionel Messi, e ka thyer rekordin e legjendës braziliane, Pele, për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik.
Me golin e parë të shënuar në sfidën ndaj Mallorcas, numri ‘10 i Barcelonës’ barazoi rekordin prej 75 golash të shënuar brenda një viti me klubin dhe përfaqësuesen, ndërsa me golin e dytë personal në atë ndeshje, theu rekordin e legjendës braziliane duke ngritur në 76 numrin e golave të shënuar brenda vitit 2012.
Në vitin e largët 1959, Pele nga 1 janari deri më 31 dhjetor shënoi 75 gola (66 për Santosin dhe nëntë për Brazilin).
25-vjeçari tashmë mund të përpiqet ta thyejë edhe rekordin e Gerd Mueller, i cili në vitin 1972 shënoi 85 gola me Bayern Munichun dhe Gjermaninë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...