Pa fitues

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Chelsea dhe Liverpooli janë mjaftuar me nga një pikë në kryendeshjen e javës së 11-të në Ligën Premier që përfundoi me rezultat 1-1.
Në gjysmën e parë u shënua vetëm një gol, nga Blutë. Një harkim të Juan Matas në zonë e priti John Terry për të gëzuar tifozët në Stamford Bridge (20’).
Mata dhe Oscar huqën raste të mira shënimi për ta ngritur më shumë epërsinë e vendasve.
Ndërkohë, mysafirët patën posedimin më të madh të topit, por në çerekun e fundit të gjysmës së parë ishin të pafuqishëm.
Lëndimi i Terryt ishte një element për t’u përmendur, që padyshim se u dha shtytje Redsave për të kërkuar më shumë në fraksionin e dytë.
Në gjysmën e dytë, ‘Të Kuqtë’ filluan të zhvillojnë lojë më të hapur duke kërkuar golin dhe ia arritën qëllimin.
Pas një harkimi nga këndi të Gerrard, Jamie Carragher pasoi te Luis Suarez, i cili e barazoi rezultatin (73’).
Ky barazim e lë Chelsean tri pikë prapa liderit Manchester United dhe një prapa pozitës së dytë që e mban Manchester City.
Liverpooli, ndërkohë, është i 13-ti në tabelë me 12 pikë të grumbulluara pas 11 javësh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...