Mirko Vuçiniq i rikthehet Juventusit

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Torino, 15 nëntor – Mirko Vuçiniq është gati të rikthehet titullar për Juventusin. Pas problemit fizik të pësuar në pulpë në sfidën kundër Interit, malazezi e ka lënë pas atë dhe është gati që të luajë nga minuta e parë kundër Lazios. Por ndeshja me bardhekaltrit u paraprin dy javëve ferri për kampionët e Italisë, të cilët më pas do të përballen me Chelsean në Champions League, ndërsa do të udhëtojnë në “San Siro” kundër Milanit. 

Prandaj, duke parë tërë këto ndeshje, numri nëntë i bardhezinjve lëshon alarmin me të cilin kërkon të mbajë të përqendruar skuadrën. “Tri ndeshjet e ardhshme kundër Lazios, Chelseat dhe Milanit janë jetike për ne. Këto përballje mund të shënojnë pozitivisht ose negativisht sezonin tonë, ndaj nëse qëndrojmë të bashkuar e të përqendruar, mund të marrim nëntë pikë që do të na lëshojnë të sigurt drejt arritjeve të mëdha” tha ish-sulmuesi i Romës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!