Moratti: Interi reagoi ndaj padrejtësisë
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se është frikësuar “nga më e keqja” në minutat e para të Derby d’Italia.
Zikaltrit e fituan ndeshjen ndaj Juventusit me rezultat 3-1, edhe pse u gjetën në disavantazh në fillim të ndeshjes nga një gol që erdhi nga një pozitë jashtë loje.
“Pas 17 sekondash, isha i shqetësuar se e filluam keq. Kur i pashë përsëritjet dhe se ishte pozitë jashtë loje, mendova se iu kthyem tregimit të vjetër”.
“Lojtarët vepruan mirë dhe reaguan ndaj padrejtësisë”, ka thënë Moratti për Premium Calcio.
Category: Futboll
0 Komente