Reali duhet të luajë më mirë
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mendon se skuadra e tij nuk luajti mirë sa duhej të shtunën kundër Zaragozas edhe pse fitoi me rezultat 4-0.
“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Ne mundemi dhe duhet të luajmë më mirë”.
“Por e rëndësishme për ne është të fitojmë dhe të fitojmë me qetësi. Megjithatë, duhet të luajmë më mirë, nëse duam të nxjerrim rezultate”, ka thënë portugezi.
Category: Futboll
0 Komente