Mourinho: Kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me bordin

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Jose Mourinho ka deklaruar se ende gëzon marrëdhënie të shkëlqyeshme me bordin, edhe pas disa rezultateve të dobëta në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

Kampioni i Spanjës është mposhtur të shtunën nga Betisi dhe tani gjendet në pozitën e tretë, me 11 pikë prapa liderit në tabelë, Barcelonës.

“Ja ku jam, ende duke punuar siç kam punuar me vite të tëra. Pa diskutim që marrëdhënia ime me klubin është siç ka qenë gjithmonë”.
“Tani kam marrëdhënie shumë, shumë të mira me presidentin e klubit dhe drejtorin ekzekutiv Jose Angel Sanchez”, ka deklaruar portugezi në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!