Nadal mendon për rikthim në fushat e tenisit
Madrid, 15 nëntor – Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, i cili nuk do të mund të ndihmojë ekipin kombëtar në finalen e Davis kupës kundër Çekisë, pas mungesës së gjatë nga fushat e tenisit për shkak të dëmtimit të rëndë të gjurit, tashmë ka filluar të mendojë për kthim. “gjatë javëve të ardhshme do të kthemi në fushën e tenisit. I tillë është plani”, deklaroi trajneri dhe xhaxhai tij, Toni Nadal, transmeton agjencia STA.
Nadal nuk ka luatuir nëpër turne tenisi që nga korriku i këtij viti, kur në rrethin e dytë të Wimbledonit humbi kundër çekut të panjohur Lukash Rosol. Ai nuk ka vendosur t’i nënshtrohet operimit, por ka zgjedhur rrugën më të gjatë, kurimit me terapi përkatëse.
Mbase Nadal do të mund të kthehet në gara në turneun e ATP në Doha, që do të zhvillohet nga 31 dhjetori 2012 e deri më 6 janar të vitit të ardhshëm. Grand slami i parë i edicionit të ardhshëm zhvillohet në Melbourn të Australisë, që fillon më 14 janar.
“Kurimi po shkon shumë mirë. Por, mjeku na ka paralajmëruar që para se të kalojmë në stërvitje më të rënda, lypset akoma të kurohet gjuri i këmbës së majtë. Megjithkëtë, besoj se së shpejti do të gjendemi sërish në fushë”, deklaroi Toni Nadal.
Category: Tenis