NBA: Nets fitojnë betejën e New Yorkut

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Brooklyn Nets kanë mposhtur New York Knicks me rezultat 96-89 pas vazhdimeve, për të fituar sfidën e parë këtë sezon në mes të dy rivalëve të qytetit.

Pjesa e rregullt e takimit përfundoi me barazim 84-84, por vendasin ishin më të saktë në pjesën shtesë.
Qendra Brook Lopez udhëhoqi te Nets me 22 pikë, me Deron Williams dhe Gerald Wallace që shënuan nga 16 secili.
Carmelo Anthony ishte shënuesi më i mirë i takimit, duke me 35 pikë për New York Knicks derisa qendra Tyson Chandler shënoi 28.

Fitorja e Brooklyn në fushën e re Barclays Center i mban Nets në garë të ngushtë me Knicks për pozitën e vendit të parë në Divizionin Atlantik, me të dyja ekipet që tash kanë nga nëntë fitore dhe katër disfata deri tash këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!