Roben: Dua ta mbyll karrierën te Bajerni

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Ndërkombëtari holandez i ka bërë të qarta synimet e tij, duke zbuluar se dëshiron të dalë në pension te klubi gjigand i Bundesligës, teksa ka shprehur dashurinë e tij edhe për qytetin. Pavarësisht një pretendimi për divorc nga bavarezët, pas përplasjes që pati me Frenk Riberi në fund të sezonit të kaluar, Roben këmbëngul se do të donte ta shpenzonte edhe pjesën tjetër të kohës së tij në futbollin aktiv duke luajtur me gjigandët e Bundesligës. 

“A mund ta parashikoj qëndrimin tim në këtë klub edhe për pjesën tjetër të karrierës? Po, sigurisht, nëse kjo varet vetëm nga unë, – tha ai për “TZ-online.de”, gjatë një interviste. – Natyrisht, kjo varet varet para së gjithash nga shëndeti im personal dhe shfaqjet e mia në fushë, por unë shpresoj se kështu do të ndodhë. Kam një kontratë me Bajernin deri në vitin 2015, kështu që do të shohim se cfarë do të ndodhë më tej. Mynihu është një qytet i madh. Unë kam jetuar në shumë qytete të Evropës, por kurrë nuk e kam ndjerë këtë rehati. Edhe gruaja ime me fëmijët e duan këtë qytet më shumë se askënd tjetër.”

Kur u pyetën në lidhje me fushatën e suksesshme të Bajernit deri më tani, Roben ka shpjeguar atributet, të cilat i sheh si vendimtare në kryesimin e Bundesligës: “Unë mendoj se gjithkush është duke e kryer mire detyrën e vet. Ne jemi të uritur dhe më ambiciozë se më parë, kemi mentalitet fitues dhe jemi më të qëndrueshëm. Kjo është pjesa më e rëndësishme.”

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!