Ronaldo: Neymar duhet të flasë në fushë

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Legjenda braziliane, Ronaldo, mendon se sulmuesi i Santosit, Neymar, duhet ta lë futbollin e tij të flasë në fushë, e jo të përfshihet nëpër spekulimet e mediave rreth të ardhmes së tij.
Vazhdimisht po spekulohet se ku do të shkojë 20-vjeçari pas Kampionatit Botëror 2014, ndërsa së fundmi ai është kritikuar për paraqitjet e tij me përfaqësuesen, në të cilat thuhet se ndikon presioni mediatik.
“Nëse mund t’ia jap një këshillë të vogël, do të ishte që të mos u kushtojë shumë rëndësi fjalëve që thonë njerëzit”.
“Ai duhet të fokusohet te stërvitjet intensive dhe të kënaqet me futbollin e tij”.
“Kjo do t’i ndihmonte Brazilit që të arrinte fitore në turne (KB 2014)”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Interit dhe Real Madridit. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...