Sampdoria-Genoa, derbi i rrezikshëm
Sampdoria-Genoa, derbi i qytetit i programuar për mbrëmjen e së dielës, ka krijuar që tani probleme.
Grupi i tifozëve Digos të Genoas do të donin që ndeshja të luhej gjatë pasdites, gjë që e kanë theksuar përmes një letre të shkruar mbi tavolinën e Zyrës së Kabinetit. Ndeshja është e një rrezikshmërie të lartë për shkak të rivalitetit të madh mes dy tifozerive.
Të martën, një grup tifozësh të Sampdorias kanë takuar trajnerin Ciro Ferrara dhe kapitenin Gastaldello. Kur duhen edhe pesë ditë nga zhvillimi i derbit, tensioni në qytet ka arritur nivelet maksimale. Sigurisht, bëhet fjalë për një rivalitet të theksuar mes dy tifozerive, por momenti aktual i dy skuadrave, Sampdoria e Genoa, nuk ndihmon aspak. Përkundrazi, Grifone - që kanë humbur pesë sfidat e fundit (katër me trajnerin e ri Gidi del Neri) - janë momentalisht në vendin e 18-të, në kuotën e 9 pikëve.
Akoma më keq janë "Blucerchiati", që vijnë pas shtatë humbjeve radhazi në kampionat. Për Ferraran sfida e së dielës përfaqëson rastin e fundit. Të martën, një delegacion i Ultrasve të Sampdorias kanë kërkuar dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedim me trajnerin e kapitenin Gastaldello në fushën stërvitore të Bogliascos. Takimi, i zhvilluar në mënyrë civile, zgjati 40 minuta.
Category: