San Antonio mposht Lejkersat
LA Lejkers ka pësuar edhe humbjen e parë pas shkarkimit të trajnerit Majk Braun. Lejkersat u mposhtën mbrëmë nga San Antonio Spurs me rezultat të ngushtë prej 82-84. Toni Parker me 19 pikë të shënuara ishte lojtari më meritor për fitoren e Spurs, derisa për vendasit më i miri ishte Kobi Brajant i cili shënoi 28 pikë, por që në fund dolën pamjaftueshme për të evituar humbjen. Në udhëtim fitore ka shënuar edhe Nju Jork Kniks pasi mposhtën Orlando Mexhik me rezultat 89-99. Karmeli Antoni ishte lojtari më i mirë tek mysafirët, pasi arriti të shënoi 25 pikë, kurse te vendasit Redik shënoi 18 pikë
Rezultatet
LA Lejkers-San Antonio 82-84
Orlando-NY Knicks 89-99
Bruklin-Klivlend 114-101
Sakramento-Portland 86-103
Çarlote-Uashington 92-76
Indiana-Toronto 72-74
Category: Basketboll