Wach “hëngri” 425 goditje nga Klitschko
Tabloidi gjerman “Bild” ka numëruar të gjitha goditjet që ka pësuar kundërshtari i fundit i Wladimir Klitschko, Maurisz Wach
Nofulla e tij nga ky medium u konsiderua si “e çeliktë”, pasi që ka përjetuar madje 425 goditje. E gjithë kjo ka ndodhur për 36 minuta, ndërsa 310 herë është goditur me grushtin e majtë të ukrainasit.
Bild ka llogaritur edhe fuqinë e goditjeve të kampionit të botës, të cilat sipas tyre, kanë pasur një presion prej 27 tonëve apo thjesht sikur të uleshin në të disa elefantë, përcjell gazeta Zëri.
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë WBO, IBF, WBA, IBO dhe The Ring, Klitschko, mposhti me lehtësi polakun në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Hamburg, duke i shkaktuar atij disfatën e parë pas 27 fitoreve. Lajmonline
Category: Boks