Scolari: Neymari do të përshtatej në Barcelonë

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Ish trajneri i Chelsea-it dhe Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka thënë se ylli i Santosit, Neymar, do të përshtatej shumë lehtë në sistemin e Barcelonës.

Në supertalentin janë të interesuar gjithashtu Manchester City dhe PSG, por flitet se Barcelona veç e ka nënshkruar një para-kontratë me të, por këto të gjitha janë vetëm spekulime sepse deri më tani ende nuk është asgjë zyrtare.
“Neymar do të përshtatej në mënyrë perfekte në Barcelonë sepse ai është një lojtar i madh dhe ka kualitete të shkëlqyeshme”.

“Tani ai po punon me një trajner të madh dhe po i perfeksionon njohuritë taktike të tij. Në Brazil ai është shumë i lumtur”, ka thënë Scolari./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!