Seaman: Wenger nuk është problemi i Arsenalit

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Ish-portieri i Arsenalit, David Seaman, ka kërkuar nga tifozët të mendojnë edhe një herë para se të kritikojnë Arsene Wenger për gjendjen e vështirë në klub.

Një pjesë e tifozëve të Arsenalit brohoritnin në francezin gjatë barazimit 0-0 ndaj Aston Villas të shtunën në mbrëmje, përfshirë thirrjet ‘Ti nuk e di se çfarë po bën’ kur ai e zëvendësoi sulmuesin Olivier Giroud me mesfushorin Francis Coquelin.

Por ish-numri 1, Seaman, i cili bëri më shumë se 400 paraqitje gjatë karrierës 13-vjeçare me klubin, beson se njerëzit fajtorë prapa mungesës së trofeve të Arsenalit janë përtej menaxhimit.

“Për mua nuk është menaxheri ku kufizimet janë, por janë kufizimet financiare. Arsene Wenger ka marrë shumë thumbime nga tifozët dhe kishte brohoritje ‘A mund të na e ktheni Arsenalin’?”.
“Le të themi sikur klubi nuk do të kishte menaxher për momentin dhe Arsene Wenger do të ishte opsion me rekordin e tij, ata do ta merrnin atë në çdo moment”, ka thënë Seman për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!