Suedi: Naimit i duhet perkrahja si kurr me parë(video)

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Per shqiptaret e Suedisë ndoshta festimi i 100 vjetorit te Pavarsisë do te ishte ideal me fitoren e Naimit kunder serbit Mihaljoviq.
Naim Terbunja ne nje pronocim per Kosovalbaner.com i fton te gjithë shqiptarët  ne Suedi qe te vin ne numer sa me te madh sepse perkrahja e tyre do t’i ndihmonte shumë ne kete duel te veshtirë,ai njeherit do t e kishte deshirë qe te sjellin me veti sa me shumë flamuj ne menyrë qe pamja te jenë sa me festive.Dueli zhvilloet ne Linkoping te Suedisë te Premten me 16.11.2012 duke filluar ne pora 18 00
Mediat serbe i kan dhënë popullaritet shumë te madh keti dueli duke shkruar ne superlativ per boksierin e tyre i sili para se te kaloi ne boksin profesionist ishte edhe kampion bote ne Kong – Boksing.Keto dy foto janë te preme nga mediat serbe ku shihet se sa i kan dhene rendesi keti dueli.


Ndesa ne vazhdim pak me shumë rreht kesaj ngjajrje
Boksieri ynë perspektiv Naim Terbunja sfidën e radhës do të ketë kundër boksierit serb Srdan Mihajloviq. Ky duel do të zhvillohet në qytetin Linkoping në Suedi me 16 nëntor dhe do të zhvillohet në 6 raunde.
Terbunja deri më tani ka zhvilluar 4 meçe profesioniste duke fituar të katër përballjet. Ky do të jetë meçi dytë kundër një serbi. Ai meçin debutues e pati me Vladimir Spasojeviq ku shënoi fitore me vendim unanim. Ndërsa kundërshtari i tij Srdan Mihajloviq deri më tani ka zhvilluar 9 meçe profesioniste duke shënuar 6 fitore (5 KO) dhe 3 humbje.Të tre humbjet Mihajloviq i ka humbur me anë të pikëve.
Terbunja deri më tani në katër përballjet e para nuk ka kursyer asgjë nga vetëvetja duke rezikuar dhe boksuar me kundërshtar të denjë. Kjo edhe dha rezultat duke sjellur atë shumë shpejt në ranglistën botërore në vendin e 264 në boxrec. Deri sa serbi Mihajloviq rangohet më lartë në pozitën e 201-të.
Tërbunja së fundi u paraqit në qytetin e lindjes ku dhuroi spektakël dhe boks cilësor duke mposhtur polakun Bartomiej Grafka me vendim unanim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!