Nga "Adem Jashari" varet shumë e ardhmja e boksit
Edicioni i 14-të i turneut më të madh të boksit në vend "Adem Jashari" do të jetë test i madh për Federatën e Boksit të Kosovës (FBOXK).
Ardhja e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA), tajvanezit Ching-Kuo Wu, nuk ka për qëllim vetëm për të nderuar FBOXK-në, por edhe për të parë nga afër punën dhe se si organizohen turnetë në Kosovë. E nga përshtypja që njeriu i parë i boksit amator të botës do të krijojë më 16 e 17 nëntor, mund të varet edhe e ardhmja e boksit kosovar në organizatën që ai drejton - AIBA, pasi boksi i Kosovës është i pranuar përkohësisht.
Kështu vlerëson presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani. Ai u ka bërë thirrje krerëve të FBOXK-së dhe Këshillit Organizativ të turneut që të mobilizohen për të dëshmuar që në Kosovë ka një organizim të mirë

Category: Boks