Terry mungon tri javë
Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka konfirmuar se John Terry do të mungojë për tri javë për shkak të një lëndimi në gju.
Ekzistoi frika se Terry do të mungonte një kohë të gjatë pas lëndimit të pësuar ndaj Liverpoolit në një duel me Luis Suarez, ndërsa skanimet kanë treguar se dëmtimi nuk është shumë i rëndë dhe se ai do të mungojë tri javë.
“Me Terryn që është tri javë jashtë, ne do të kemi mungesë të madhe në mbrojtje. Është më mirë se sa kemi menduar, por mungesa e tij është goditje e rëndë për ekipin”, ka thënë Di Matteo.
John Terry do të mungojë edhe në ndeshjen kruciale ndaj Juventusit që zhvillohet të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Category: Futboll